Koreja e Veriut sot ka kërcënuar SHBA-në se do t’i gjuaj me armët e saja bërthamore për të ndaluar “kërcënimin bërthamor në rritje” që me sa duket vjen nga Uashingtoni.
“Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un është i vendosur për të mposhtur Shtetet e Bashkuara në tokën e tyre. Dënimi ynë do të jetë shkatërrimi i Shteteve të Bashkuara”, shkroi gazeta e Koresë së Veriut Rodong shinmun, transmeton TetovaSot.
Gazeta shkruan se cak i sulmeve të Phenianit do të jenë edhe ishujt e Paqësorit, jo vetëm Koreja e Jugut.
Kërcënimi i ri i Koresë së Veriut është publikuar menjëherë pas raportit që Pheniani punon për të forcuar objektet e saj bërthamore.
Koreja e Veriut në mars ka gjuajtur dy raketa me rreze të mesme nga brigjet e saj lindore, në përgjigje të një stërvitje ushtarake nga ana e forcave amerikane dhe Koresë së Jugut.