Ministri Korean i Financave tha se qeveria nuk ka në plan të ndalojë tregtimin e monedhave kriptografike.
Kështu Koreja e Jugut i jep fund shqetësimeve të investitorëve se vendi gadishullor mund të shkojë aq larg sa edhe Kina me bllokimin e platformave.
“Nuk kemi në plan të bllokojmë tregun e monedhave kriptografike,” tha ministri Kim Dong-yeon.
Seuli zyrtar kishte thënë më parë se ishte duke konsideruar mbylljen e bursave lokale të monedhave kriptografike.
Që nga 30 Janar autoritetet gjithashtu kanë implementuar rregulla të reja duke kërkuar nga përdoruesit të përdorin emra realë për aktivitetet e tyre në monedha kriptografike.
Bitcoin ra ditën e sotme deri në 9,777 dollarë sipas CoinMarketCap.com ndërsa aktualisht tregtohet me 10,149 dollarë.
Gjatë këtij muaji monedha kriptografike më popullore në botë ra me 27%. Ky treg u godit javën e kaluar nga një tjetër ngjarje e bujshme ku u vodhën mbi 500 milion dollarë nga bursa e Coincheck. /PCWorld Albanian