Dy të rinj, të moshave 18 dhe 19 vjeç, dyshohet të jenë mbytur pasditen e kësaj të premteje në rezervuarin e fshatit Qatrom, në Korçë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave efektivë të policisë dhe zhytës të RENEA-s janë angazhuar deri në orët e vona të mbrëmjes në kërkim të trupave, pas sinjalizimit për zhdukjen e tyre nga familjarët.
Sipas burimeve, dy të rinjtë janë identifikuar si shtetasit Rei dhe Berti Tahirllari, kushërinj dhe nga dëshmitë e mbledhura rezulton se ata kishin shkuar në rezervuar, tek vendi i njohur si “Gropa e Danielit”, për t’u larë për shkak të vapës.
Rreth orës 22:00, efektivët e policisë dhe zhytësit janë detyruar të ndërpresin kërkimet për shkak të errësirës dhe autoritetet kanë njoftuar se ato do të rinisin ditën e shtunë.
Rei dhe Berti Tahirllari
Rei Tahirllari
Berti Tahirllari
/topchannel/