Pesë ditë të vdekura në banesë kanë qëndruar nënë e bijë Eleni Vangjeli 75 vjeçe, dhe Ornela Vangjeli 54 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë njëra pas tjetrës.
E para që dyshohet se ka ndërruar jetë është vajza, me profesion mësuese, si pasojë e një arresti kardiak. Në pamundësi për të kërkuar ndihmë për shkak të gjendjes së saj të paralizuar, ka ndërruar jetë edhe e ëma.
Djali i të moshuarës që jeton dhe punon në Greqi për pesë ditë ka tentuar të lidhet në telefon me to por nuk ka mundur. Në këto kushte është nisur për në Shqipëri, ku dhe është përballur me dramën familjare.