Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka komentuar zërat e fundit rreth inicimit të një mocioni për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Në një prononcim për “Indeksonine”, ai ka thënë se s’ka ndonjë vlerësim konkrate për punën e qeverisë.
“Por, sidoqoftë, sa i përket një mocioni të tillë unë nuk kam qasja aktualisht për një mocion të tillë pasi nuk më është dorëzuar nga askush. Në momentin që më dorëzohet e shoh bazën në të cilën është ndërtu dhe e shoh mënyrën se si është arsyetu dhe e shoh e vlerësoj dhe a është në interes të qytetarëve me votu pro”, ka thënë ai.
Ndryshe, ishte deputeti i Nisma-s Zafir Berish i cili ka bërë thirrje Vetëvendosjes dhe LDK-në për t’i bërë 60 vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Ai ka premtuar se nëse dy partitë opozitare i bëjnë këto vota, atëherë ai do të kontribuoj si i 61-ti për rrëzimin e qeverisë.
Vlen të theksohet se opozita deri tani ka 57 vota +1 (58) edhe një votë tjetër e Sejdiut.

















