Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, ka thënë se partia e tij ka pasur shumë presione dhe kërkesa në kohën kur po flitet për krijimin e institucioneve.
“Duhet jashtëzakonisht shumë të respektohet pozicioni i tanishëm i AKR-së dhe qëndrueshmëria që ne kemi pas”.
“Ne jem çelësi”.
“Presioni dhe kërkesat janë drejt nesh”.
“Por jemi goxha të fortë dhe kemi qëndruar ndaj presionit”.
Kështu ka thënë Sejdiu në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Kemi treguar që nga fillimi se nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me PDK”.
“Qytetarët kanë tregu ide, kanë kërkuar punë”.
“Kemi dhënë oferta për atë se si mund ta tejkalojmë këtë krizë”.

















