Korab Bajgora, një qytetar nga Peja, është arrestuar mbrëmjen e së premtes pas kërcënimeve serioze ndaj kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Bjagroa kishte kërcënuar e fyer ish-kryeministrin e Kosovës përmes një video në rrjetin e tij social. Video ishte publikuar rreth pesë orë para arrestimit nga Policia e Kosovës.
Përpos Haradinajt, Bajgora në videon e tij rreth 3-minutëshe, fyen edhe familjen e tij, veçanërisht gruan.
“E kam për obligim për Fidan Shatin me ua dh* shpirtat, hajdeni ku*vat e dexhallit që vran fëmi.Ta q*fsha Anitën n’zemër”, dëgjohet mes të tjerash duke thënë ai.
Përndryshe, Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se Bajgora po dyshohet për dy vepra penale: Ngacmim dhe Armëmbajtje pa leje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, thuhet në raport.


















