Është një nga pikat turistike më të bukura në Dubai. “Kopshti i mrekullive’ në Lindjen e Mesme është pjesë e Librit të Rekordeve Gines.
Padyshim që është një destinacion unik ku lulëzojmë mbi 100 milionë lule.
‘Kopshti i Mrekullive’ është një vend i njohur për banorët dhe turistët që e vizitojnë për të shijuar varietetet e luleve.
Kopshti është hapur në vitin 2013 dhe për çdo sezon pëson një transformim dhe i pret turistët me një temë të re.
Destinacioni mahnitës u fut në Librin e Rekordeve Gines në vitin 2016 për strukturën më të madhe të luleve që marrin formë e një aeroplani Airbus A380.
Vitin e kaluar, kopshti u hap me një temë të re, atë të krijimit të personazhit të famshëm të Dinesy, Mickey Mouse. Statuja 18 metra me lule e Mickey u bë World’s Tallest Supported Topiary Sculpture. /oranews/