Një portugez për pankinën e Milanit.
Kuqezinjtë kanë zgjedhur Paulo Fonsecan si zëvendësuesin e Stefano Piolit. Shtypi italian e bën të sigurt marrëveshjen. Dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.
51-vjeçari i lindur në Mozambik, do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin italian, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027 nëse gjërat ecin mbarë.
Trajnerit portugez i është premtuar e njëjta pagë sezonale që përfitonte Pioli: 4.5 mln euro. Shumë emra qarkulluan, por drejtuesit e Milanit në fund kanë zgjedhur Fonsecan.
Një trajner që punon mirë me të rinjtë dhe që preferon të zhvillojë një futboll sulmues. Gjithsesi, entuziazmi te populli milanist është në nivele të dobëta, me shumë prej tifozëve që pritnin një tjetër emër në stol.
Video: https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2024/05/95uxeuYwrz4HCVym.mp4?_=1
Fonseca, i cili në dy sezonet e fundit punoi me Edon Zhegrovën te Lille, do të rikthehet në Serie A pas tri vitesh. Trajneri luzitan drejtoi Romën në vitet 2019-2021./ SuperSport
/supersport.al/tch/