Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr

E publikuar: 16/01/2025 08:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë në Arabinë Saudite edhe për një sezon tjetër dhe ai do ta bëjë këtë me një kontratë të parezistueshme ekonomikisht, por nuk është argumenti i vetëm për të vazhduar të luajë për Al Nassr, në atë që duket të jetë një kontratë rekorde.

Portugezi do të bëhet pronar i skuadrës, me një pjesë të vogël aksionesh, por që tregon besimin e dhënë tek ai.

Drejtuesit e klubit, në përpjekje për të demonstruar admirimin dhe kënaqësinë e tyre me atë që CR7 ka bërë që nga kalimi i tij në Riad, i kanë ofruar atij pesë për qind të pronësisë së klubit, një ent historik sportiv saudit që po kalon një ndryshim strukturor.

Qëndrimi i Cristiano Ronaldos që prej mbërritjes ka qenë maksimalisht pozitiv. Nëse ka një gjë që portugezi ka pasur dhe ka ende, është angazhimi maksimal kudo që ka qenë dhe, që kur ka kaluar atje, ka konsideruar Al Nassrin si të tijën, një rrethanë që tani do të jetë reale me një përqindje të vogël të klubit.

Rinovimi i kontratës nuk ishte në dyshim nga ana e pronarëve dhe drejtuesve të Al Nassr, të cilët kërkojnë t’i japin skuadrës mjetet për t’u rritur dhe për të konkurruar për një kampionat të ligës që është shtuar në vështirësi me dy skuadra sipër tyre si p.sh. Al Hilal dhe Al Ittihad.

Siç është bërë e ditur, një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe çështja ekonomike, pasi sulmuesi ka rinovuar për një sezon në këmbim të 183 milionë eurove, pra 15.25 milionë në muaj, 3.8 milionë në javë dhe 550 mijë në ditë, që e vendos ende në maja e pagës së futbollistëve në mbarë botën.

Veç kësaj, ka edhe një faktor tjetër që e ka kthyer ekuilibrin në favor të vazhdimësisë dhe ai është premtimi për të bërë një ekip më konkurrues. Në fakt, ka shumë gjasa që në këtë merkato dimërore të ketë një apo dy shtesa te klubi saudit.

Cristiano Ronaldo dëshiron të rrethohet me lojtarë të cilëve u beson. Një prej tyre, siç raportoi MARCA , mund të jetë Casemiro, i cili po ka probleme në klubin e tij për shkak të situatës së keqe sportive të Manchester United.

Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte hera e tretë që portugezi dhe braziliani kanë të përbashkët një dhomë zhveshjeje. E para, dhe për pesë sezone, u zhvillua në Real Madrid. E dyta ishte shumë më e shkurtër, pasi ata ishin bashkë vetëm për pesë muaj në Old Trafford.