Nga Shenoll Muharremi
Jam ndoshta i pari që para 5-6 muajve kam kërkuar të angazhohen lobistë profesional në SHBA me e përmirësu pozicionin e Kosovës. Kam parë “live” sesi Serbia ka ngritur kapacitetet e saj vitet e fundit atje derisa Kosova i ka ndalur totalisht thujase. Një copëz nga deklerata ime në janar:
“Në përgjithësi është një deadlock [marrëdhëniet e qeverise me SHBA] dhe mundet me vazhdu me mbetet si e tillë për shkak se s`po shifet një rrugëdalje. Për me pasë më shumë ndikim në qëndrimet e SHBA-së, përpos marrëdhënieve bilaterale shtetërore është absolutisht e domosdoshme me pas disa kontrata për me pasë çasje në administratën amerikane.
”Sot u njoftuam që qeveria paska nënshkruar kontratën e parë, rreth $150k. Mirë paska bërë. Por nëse hulumton vetëm 5 min në internet, kupton që qeveria paska nënshkruar kontratë me një shqiptar. Çka ka të keqe këtu? Në parim ska, por janë dy argumente:
(1) Kontratat duhet të nënshkruhen me përsonat më me ndikim dhe që kanë qasje të lehtë dhe shpejt tek Presidenti, Kongresi dhe Senati. Përshembull, pika kryesore e personit me të cilin është nënshkruar kontrata është se “është takuar me Bill Clinton”. Në fakt ne kontratën do të duhej të nënshkruajm me vet Bill Clinton ose dikend me nivel dhe ndikim të ngjashëm!;
(2) Shqiptaro Amerikanët janë fantastik! Ata lobojnë vet pa pagesë për Kosovën. Nuk ka nevojë me i kontraktuar një pjesëtar të tyre. Ata i kemi partnerët natyral, janë vet ne, të cilët puna që kanë bërë deri më tani kap vlerën ndoshta me miliarda e ndoshta trilione. Por kjo nuk paguhet me para. Patriotizmi është virtyt i tyre primar.
Kjo është kontrata më e çuditshme që kam parë deri më tani. Asgjë personale dhe nuk e njof personalisht zotëriun me të cilin është nënshkruar kontrata. Mesiguri mund të jetë person i zgjuar. Por kjo mu duk një punë amatoreske e ministrës së jashtme dhe qeverisë.
Sidoqoftë, ata duhet edhe 3-4 kontrata tjera me i nënshkruar sa më shpejt. Por ju lutem nënshkruani me top nivelet që hapin secilën derë dhe ndihmojnë kauzën tonë përtej oqeanit. Me kalibrin e Bill Clinton dhe tê ngjashmëve, nëse dëshironi me kry punë. Pastaj, nëse e bëni punën mirë këtu, skemi nevojë për policinë speciale dhe dhunë, kryhet puna me trurin krejt dikund larg fizikisht nga veriu.