Telekomi i Kosovës, në vend që të blejë fotokopje për ndërmarrjen, ka vendosur që të marrë me qira dosa pajisje tw fotokopjimit, në një kontratë që kap vlerën e 35 mijë eurove.
Sipas dosjes se tenderit, përmes kësaj kontrate, Telekomi nga kompania e përzgjedhur do të marrë shërbime të printimit, fotokopjimit dhe skanimit.
Kontratën në vlerë të 35 mijë eurove e ka fituar kompania Rikon.
Në dosje të tenderit nuk sqarohet qëllimi dhe arsyeshmëria e kontratës, përveç se thuhet se këto pajisje po merren me qera për kryerjen e shërbimeve të fotokopjimit.
“Me anë të kësaj kontrate të kontraktohen shërbime të printimit, fotokopjimit, skanimit në TK SH.A”, thuhet në dosjen e tenderit.