Kontraceptivët ndikojnë në emocionet e femrës-prishin edhe lidhjet

E publikuar: 14/02/2019 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pilula turbullon gjykimet e femrës duke pasur kështu direkt efekt në lidhjen e saj, tregon ky studim i ri.

Studimi ka zbuluar se marrja në mënyrë orale e kontraceptiveve shkakton ndryshim të madh emocional në trurin e një gruaje.

Kjo bën që ato për 10 për qind të jenë më pak efektive për të lexuar ndjenjat dhe emocionet e meshkujve.

Edhe pse nuk është e qartë se çka do të thotë kjo, ilaçi ndikon në nivelet e estrogjenit dhe progesteronit që mendohet se ndikojnë në ndjeshmërinë e saj.

Studimi është kryer nga Universiteti i Greifswald në Germany dhe është udhëhequr nga Dr Alexander Lischke nga departamenti për psikologji biologjike dhe klinike.

“Më shumë se 100 milionë gra në tërë botën përdorin kontraceptiv oral, por pak është ditur rreth ndikimit të tyre në emocione, njohuri dhe sjellje”, ka thënë Dr Lischke, transmeton GazetaExpress.  

“Megjithatë, gjetjet e rastësishme tregojnë që kontraceptivët oral dëmtojnë aftësitë për të njohur emocionet e të tjerëve, të cilat mund të ndikojnë në mënyrën se si përdoruesit e tyre bëjnë marrëdhënie intime”.

Dr Lischke pajtohet se ato përdoren për ta kontrolluar lidhjen, gjë që përdoren këto pilula-por ato përdoren edhe kundër akneve dhe lehtësimin e ciklit-por dobësitë e tyre nuk janë parë.

Për të përcaktuar efektet anësore të kontraceptivëve në emocione, shkencëtarët kanë analizuar emocionin të 42 grave të cilat kanë marrë pilulën më 53 të tjera të cilat nuk e kanë marrë.

“Ne supozuam se këto dëmtime do të ishin më delikate, duke treguar se duhej të provonim njohjen e emocioneve me një detyrë se a janë ato ndjeshmërisht për të zbuluar këtë gjë”, ka thënë Dr Lischke.

“Ne, pra, përdorëm një sfidë për njohjen e emocionit duke kërkuar që ato të shprehin njohje të situatave komplekse emocionale nga rajoni i syve në fytyrë”.

“Përderisa grupeve që nuk kishin marrë pilula kishin emocione më të mëdha, përdoruesit e pilulave kishin treguar rezultate shumë më të dobëta për të treguar emocionet e tyre”.

Rezultatet-të publikuara në revistën “Frontiers in Neuroscience”-tregojnë që gratë të cilat marrin pilula dështojnë për të treguar edhe emocionet bazë-të tilla si trishtimi dhe lumturia-si dhe ato më komplekse si krenaria dhe përbuzja.

Derisa studiuesit pranojnë se këto gjetje tregojnë “ndryshime delikate”, ata tërheqin vërejtjen se efektet anësorë mund të jenë më të mëdha dhe të ndikojnë në ndërveprimet e tyre shoqërore dhe në lidhjet e tyre.

“Nëse kontraceptivët oral shkaktojnë ndryshime dramatike në njohjen e emocioneve të grave, ne do ta kishim vënë re këtë në veprimet e përditshme të partnerëve tonë”, thotë Dr Lischke.

“Ndryshimet e nivelit të estrogjenit dhe progesteronit në cikël njihen se ndikojnë në emocionet e grave, një aktivitet që lidhet me rajone të caktuara të trurit”.

“Përderisa kontraceptivët oral funksionojnë duke shtypur nivelet e estrogjenit dhe progesteronit, atëherë ka kuptim pse kontraceptivët oral ndikojnë në njohjen e emocioneve të grave”.

“Megjithatë, mekanizmi i saktë i ndryshimit të kontraceptivët oralë në njohjen e emocioneve të grave, mbetet për t’u sqaruar”.

Dr Lischke insiston se duhet më shumë hulumtime para se ata të dinë saktë çfarë ndryshimet shkakton pilula.

“Studimet e mëtutjeshme tregojnë se duhet hulumtuar më shumë për dëmtimet në emocione të pilulave kontraceptive varësisht nga tipi i tyre, kohëzgjatja dhe koha e përdorimit të tyre, etj”, tha ai.

“Këto studime po ashtu hulumtojnë nëse këto ndikime ndryshojnë në të vërtetë gratë dhe aftësitë e tyre për të incizuar dhe bërë marrëdhënie intime”.

“Nëse kjo është e saktë, atëherë ne duhet të sigurojmë më shumë informata të detajuara për pasojat e përdorimit të pilulave kontraceptive”. /GazetaExpress/