Kontrabandistët marrin peng dy gazetarë në Shqipëri

E publikuar: 19/05/2015 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Korrespondenti i ABC NEWS Agim Blloshmi dhe korrespondenti i Top Channel Kristaq Binjaku janë marrë sulmuar me armë zjarri nga disa persona që merren me kontrabandën e lëndës drusore.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Stranik.

Të dy gazetarët po përgatisnin një reportazh për çështjen e kontrabandës së druve, por ata janë pikasur nga kontrabandistët dhe janë qëlluar me armë.

Në një lidhje të shkurtër telefonike në ABC NEWS Blloshmi ka kërkuar të lajmërohet sa më shpejt policia sepse ndodhen në rrezik për jetën.

Ai tha se bashkë me ta kanë qenë edhe dy inxhinierë pyjesh me iniciale A.M. dhe P.K. Blloshmi tha se ka arritur të fshihet në pyll, por kontrabandistët po i ndjekin me qen.