Një sasi e konsideruar e drogës e llojit Marihuanë në peshën prej rreth 19 Kg në 64 paketime të ndara, është gjetur gjatë një kontrolli në veturën e dy të dyshuarve, në pikë kalimin kufitar në Horgosh.
Policia serbe ndaloji për kontroll dy serb me nënshtetësi të Republikës së Kosovës që mendohet të jenë vëlla e motër teksa po tentonin të kalonin kufirin me veturën e tyre Audi A2 . Droga ishte fshehur në një bunker të super modifikuar.
Të arrestuar janë M.Jovanoviç dhe J.Jovanoviç që nga hetimet e para thuhet se këta ishin pjesë e një grupi kriminal mirë të organizuar që transportonte lëndë narkotike nga Kosova drejtë vende Perëndimore.