Hapja e një zone industriale në fshatin Livadicë të Podujevës ka mbetur vetëm një premtim fushate. Edhe pse vendimi i Kuvendit Komunal për caktimin e lokacionit ekziston që prej vitit 2010, deri tashti Zona industriale nuk është askund.
Një muaj pas miratimit në Kuvend të atij vendimi në vitin 2010, Komuna e Podujevës kishte kërkuar nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të mos e privatizonte këtë pjesë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë që, edhe pse kjo tokë nuk është privatizuar, Zona industriale nuk është hapur. Toka prej 37 hektarësh që e ndan rruga Podujevë-Livadicë (rruga prej Brecalive), i takon ish-kooperativës bujqësore “Përparimi”, ndërsa shfrytëzohet nga një person fizik