Konsumoni çokollatë, ju bën më të lumtur

E publikuar: 24/01/2018 04:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Largon trishtimin– Kakaoja nga e cila përbëhet çokollata përmban një sasi të konsiderueshme magnezi dhe për pasojë stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Mjafton një copë çokollatë në ditë për të larguar trishtimin.

Lufton diabetin dhe kolesterolin– Çokollata e zezë cilësohet si ilaç për të luftuar kolestrerolin dhe diabetin. Gjithçka pasi përmban një lloj acidi i cili rregullon qarkullimin e gjakut dhe flavonoide të cilat favorizojnë reagimin e qelizave ndaj insulinës.

I bën mirë zemrës- Ngrënia e një cope çokollatë çdo ditë i bën mirë zemrës, pasi flavonoidet reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Natyrisht duhet të jetë çokollatë e zezë.