Sipas një studimi më të fundit rezulton se fëmijët e femrave që konsumojnë shumë peshk gjatë shtatëzënisë rrezikohen nga obeziteti.
Një femër shtatzënë që konsumon më shumë se treracione peshk në javë mund të përballet me rrezikun e një fëmije që rritet shpejt dhe bëhet obezë. Gjithashtu u zbulua se efektet janë më të theksuara tek meshkujt sesa tek femrat.
Kërkimet e mëparshme ka lidhur ndotësit në peshë me dëmtimet në tru, tretje dhe sistemin imunitar, mushkëri, veshka, lëkurë dhe sy. Për këto arsye rekomandohet që femrat të mos konsumojnë më shumë se 3racione me peshk në një javë.
Kjo nuk do të thotë që ato duhet të heqin peshkun nga dieta e tyre pasi ai është i pasur me proteina, Vitamina D dhe Omega 3 thotë një nga mjeket e Universitetit të Kretës, Leda Chatzi, shkruan Anabel. Po ashtu ajo këshillon që të konsumohen sa më shumë lloje peshqish.
Për të arritur në këto përfundime janë analizuar të dhëna nga 26.000 gra shtatzëna dhe fëmijët e tyre deri në moshën 6 vjeç nga viti 1996-2011 në Francë, Belgjikë, Greqi, Itali, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Spanjë dhe Masaçusets. Në varësi të shteteve shihet edhe ndryshimi në konsumimin e peshkut.
Ka disa gjëra që janë të paqarta në lidhje me këto gjetje që përfshin edhe faktin se në peshk janë gjetur edhe 3 acide që i mbrojnë njerëzit nga obeziteti.
Mirëpo nuk duhet t’ju kap paniku: “Nuk dua të përmend që kjo gjë është e rrezikshme pasi kjo mund t’i tremb femrat dhe ato mos të hanë me peshk i cili është pjesë e rëndësishme e dietës”