Pirja e kanabisit gjatë si tinejxher rrit rrezikun për depresion dhe vetëvrasje më vonë në jetë, thotë një studim i ri i bërë kohëve të fundit.
Studiuesit nga SHBA dhe Britania kanë treguar se ky lloj droge mund të ndikoj në trurin e fëmijëve në kohë më afatgjate, duke shkaktuar probleme mendore më vonë në jetë.
Studimi më i madh i këtij lloji është kryer nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti McGill ku janë studiuar më shumë se gjysmë milionë tinejxher dhe të rritur nga Britania dhe SHBA në mënyrë që ata të shërohen nga këto çrregullime shëndetësore duke këshilluar që tinejxherët ti shmangën kësaj droge, transmeton GazetaExpress.
Skuadrat e studimit kanë tërhequr vërejtjen se kanabisi, legal në disa shtete të SHBA-ve dhe është përdorur nga miliona të rinj përbën rrezik të madh për shëndetin publik “me konsekuenca shkatërruese”. Ata kanë bërë thirrje urgjente tek zyrtarët që ta bëjnë prioritet trajtimin e kësaj teme.
Lidhja në mes të depresionit dhe përdoruesit e mitur të kanabisit i atribuohet pjesërisht përdorimit edhe në rrugë të marijuanas sot-duke u krahasuar me përdorimin e saj relativisht shumë më të vogël të atyre që e kanë përdorur gjatë viteve 1980 dhe 19990.
“Është një problem i madh mendor dhe shëndetësor, mendojmë ne”, ka thënë bashkëautori i këtij studimi, profesor Andrea Cipriani nga Universiteti i Oksfordit.
“Numri i njerëzve të cilët i janë ekspozuar kanabisit, sidomos në këtë moshë delikate është shumë i lart dhe mendoj që sektori i shëndetit publik dhe mendor duhet ta bëj prioritet”.
Studiuesit nga Universiteti McGill dhe Universiteti i Oksfordit, kanë analizuar të dhënat nga 11 studime që kanë involvuar më shumë së 23 000 individë.
Studimi, përshkruar të dhënat nga një meta-analizë në këtë fushë, përfshirë tinejxherët të cilët kanë përdorur kanabis s’paku njëherë para moshës 18 vjeçare.
Rreth shtatë për qind të rasteve të depresionit te të rriturve mund të mos ishin problem nëse tinejxherët kishin ndaluar pirjen e kanabisit, thotë studimi që është publikuar në revistë psikiatrike JAMA.
Kjo do të thotë se rreth 60 000 persona të moshës 18-34 vjet në Britani dhe 400 000 të tjerë në SHBA përdorin këtë drogë gjatë adoleshencës së tyre.
Megjithatë, lidhje në mes të kanabisit dhe ankthit është zbuluar vetëm tek ata përsona që e kanë përdorur atë në adoleshencë.
Përderisa rreziku nga depresioni është modës, studiuesit thonë se përdorimi i zakonshëm i kanabisit tek tinejxherët është shqetësues, transmeton GazetaExpress.
Ata kanë nënvizuar se këtu ka rëndësi edukimi i tinejxherëve për rrezikun e përdorimit të kanabisit.
“Edhe pse masa e efekteve negative te kanabisti ndryshon në mes të individëve dhe nuk është e mundur për të parashikuar saktë rrezikun e përdorimit tek çdo tinejxherë, përdorimi i gjërë i kanabisit në mes të gjeneratave të reja është bërë një problem kryesor atë për shëndetin publik”, thotë Cipriani.
“Përdorimi i rregullt gjatë adoleshencës lidhet edhe më sukseset me të vogla në shkollë, varësinë psikologjike dhe rënie neuropsikologjike që rrit rrezikun për aksidente në trafik, si dhe problemet me organet respiratore që lidhen me konsumimin e saj”.
Studimi nuk ka bërë dallim në mes të frekuencës së përdorimit të saj nga pjesëmarrësit.
“Është vështirë të dihet se sa duhet pirë kanabis për të ditur nëse do të keni probleme më vonë me depresion, por ajo çfarë dimë është se kanabisi e rrit këtë rrezik”, thotë Ian Hamilton, një ligjërues për shëndetin mendor dhe varësinë në Universitetin e Yorkut për MailOnline.
“Studiuesit zakonisht e kanë definuar se përdorimi i rregullt, më shumë se 50 herë në muaj mund të jetë si mesatare. Por është e mundshme që vazhdimi i konsumimit të madh të kanabisit do të rritë rrezikun për këtë sëmundje”.
Kanabisi është një drogë që përdorët zakonisht në Britani, më 6.5 për qind të njerëzve të moshës 16 dhe 59 vjet e kanë pirë, saktësisht rreth 2.1 milionë individë.
Në Angli, rreth katër për qind të adoleshentëve nga mosha 11-15 vjeç e kanë përdorur këtë drogë muajin e fundit.
Në SHBA, 44 për qind e atyre në moshën 12 vjeçare apo sipër kanë përdorur së paku një herë kanabis gjatë jetës së tyre.
Hamilton megjithatë thotë se disa shkolla e kanë lëndë edukimin për këtë drogë e ku flitet edhe për efektet anësore të saj.
“Kur është bërë ky hulumtim nga studiuesit atyre i janë treguar këto efekte, pasi që ky lloj ngre vetëdijën për edukimit për kanabis rrit interesin për të kështu që ndoshta nuk do të ishte mirë që ky lloj edukimit të ndodh në shkolla”, thotë ai.
Përdorimi rekreativ i klasit B të kësaj droge e bën përdoruesin më të relaksuar, madje lehtëson depresionin, ankthin dhe stresin, thotë studimi shkencor.
Por, përdorimi i tij është i lidhur me çrregullime bipolare, skizofreninë, drepresionin, ankthin dhe të qenit negativ në qasjen ndaj shoqërisë.
Marijuana fillimisht e ndryshon trurin e një tinejxheri.
Në studimin e fundit të bërë nga shkencëtarët, tregohet se një apo dy “jointe” janë të mjaftueshme për ta ndryshuar tërësisht trurin e një adoleshenti.
Hulumtimi, i bërë nga Universiteti i Vermont, ka fotografuar trurin e tinejxherëve nga Anglia, Irlanda, Franca dhe Gjermania në një studim për ndikimin e marijuanas në tru.
Ata zbuluan se kishte një lëndë gri në pjesën e amygdalas (trurin e mesëm) dhe zonës hipokampusit te trurit.
Kjo do të thotë se indet janë më të trasha në zona të caktuara dhe u zbulua se të njëjtat zona janë prekur vetëm tek ata që kanë përdorur marijuanan.
Ky sektor ka të bëj me emocionet, frikën, kujtesën dhe aftësive të ndara-bndryshime që ndodhin vetëm tek përdoruesit e kanabisit.
Ekspertët thonë se trashja e indeve të trurit është e kundërta e asaj çfarë zakonisht ndodh gjatë pubertetit, kur materia e trurit të tyre bëhet më e rafinuar.
Shkencetarët thonë se kjo është prova e tyre e parë që tregon se ka ndryshime në strukturën e trurit dhe në efektet kognitive gjatë përdorimit të një apo dy kanabisëve tek tinejxherët.
Kjo tregon se truri i tinejxherëve “ende është në zhvillim dhe ata mund të jenë të ndjeshme në ndikimin e tyre në THC.
Studiuesit kanë zbuluar së djemtë dhe vazjat 14 vjeçarë që i ekspozohen THC-së-kimikaleve psikoaktive në kanabis-kanë sasi më të madhe të lëndëve gri në trurin e tyre.
Kjo do të thotë se indet në zona të caktuar bëhen më të trasha dhe është zbuluar se në disa zona përdoruesit ka afekt marijuana.
Ekspertët thonë se indet e trashura të trurit është e kundërta e asaj çfarë ndodh gjatë pubertetit, kur lëndët dhe trurit i tinejxheerëve bëhen më të holla dhe ridefinohen. /GazetaExpress/