Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është duke e pritur në takim kryeministrin Isa Mustafa.
Gazeta Express mëson se takimi ka nisur pak minuta më parë dhe dy krerët e shtetit do të diskutojnë për gjendjen dhe zhvillimet e fundit brenda Kuvendit të Kosovës.
Në Kuvend, në dy seancat e fundit, deputetët e opozitës kanë hedhë gaz lotsjellës duke e ndërprerë punën dhe pamundësuar zhvillimin e seancave. /GazetaExpress