Shteti i Kosovës e ka një konsullatë në Munih të Gjermanisë, por për vendndodhjen e saj, pakkush nga mërgimtarët është në dijeni.
Objekti në të cilin është e vendosur kjo përfaqësi konsullore nuk përmban asnjë simbol të Republikës së Kosovës.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se konsullata në Munih ende nuk ka filluar se funksionuari.
Por, Tribuna Channel, në një kronikë ofron pamje dhe rrëfime të qytetarëve nga Kosova të cilët kanë kërkuar ndihmë nga kjo konsullatë.