Microsoft po punon për të krijuar Xbox më të fuqishëm që ka prodhuar ndonjëherë ndërsa përgatitet për valën e re të konsolave të lojërave.
Xbox ndau disa detaje për harduerin e ardhshëm në konferencën vjetor E3 dhe të jep përshtypjen e një hardueri të gjeneratës tjetër.
Kompania foli për ata që e quan “Projekti Scarlett.” Konsola në fjalë do të ketë teknologjinë 8K dhe të përballojë frekuencë prej 120fps.
Vonesat e hapjes së lojërave do të adresohen përmes memories SSD. Hardueri do të jetë i fuqishëm sa të përballojë teknologjinë “ray-tracing” në kohë reale.
Microsoft thotë se kjo gjeneratë do të jetë një hap madhor dhe katër më i fuqishëm sesa Xbox One X.
Konsolat e gjeneratës së ardhshme vjen për sezonin e pushimeve të 2020-ës krahas titullin Halo Infinite.
Nga ana tjetër kemi dëgjuar për planet e Sony për të lançuar konsolën e gjeneratës tjetër e cila sipas raportimeve do të ketë memorie SSD dhe gjeneratën e tretë të procesorëve AMD Ryzen. /PCWorld Albanian