Atari publikoi detaje të reja ditën e Marte për konsolën Ataribox ku tha se do të funksiononte me Linux dhe procesor AMD me kosto 250 deri në 300 dollar.
Procesori AMD është i përshtatur për të përfshirë edhe një procesor grafik Radeon. Ndërfaqja e sistemit operativ Linux është e përshtatur për televizorët.
Konsola jo vetëm që do të luajë lojëra por edhe të transmetojë video, të luajë aplikacione, të shfletojë në ueb dhe të luajë muzikës.
Sa i takon lojërave, konsola mund të luajë lojëra të rangut të mesëm por jo lojërat e një kompjuteri të fuqishëm.
Atari prezantoi konsolën e parë pas 20 vitesh. Konsola do të vijë në ngjyrë të zezë dhe me materiale përbërëse prej druri në shenjë nostalgjie për konsolën e parë të lançuar nga kompania në 1977.
Ataribox do të ketë katër porta USB, një konektor HDMI dhe një lexues karte. Atari tha se paneli ballor ose do të jetë prej druri ose prej xhami.
Atari lançoi konsolën e parë në 1977-ën, Atari 2600. Pajisja kontrollohej nga një joystick. U shitën 30 milion konsola dhe suksesi vijoi me Atari 5200 dhe 7800.
Në 1993 konkurrenca e ashpër nga Sega Saturn dhe Sony PlayStation, la në hije konsolën e re Atari Jaguar. /PCWorld Albanian