Konkursi për inspektorë të arsimit, nga 696 aplikantë, 338 prej tyre kalojnë verifikimin paraprak

E publikuar: 04/06/2024 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është përmbyllë faza e parë e procesit të konkursit për inspektorë të arsimit.

Ajo tha se 696 aplikantë, 338 prej tyre e kanë kaluar verifikimin paraprak.

“Në funksion të qëllimit tonë për rritjen e cilësisë në arsim, në prill të këtij viti kemi hapur konkurs për 33 inspektorë të arsimit. Tashmë është përmbyllur me sukses faza e parë e procesit të konkursit. Kanë aplikuar gjithsej 696 aplikantë ku 338 prej tyre e kanë kaluar verifikimin paraprak. Sipas procedurave tani kalohet në fazat e mëtutjeshme të konkursit. Përgëzoj kandidatët që kanë kaluar fazën e parë të konkursit dhe suksese tutje”.