Konjufca tregon dy opsionet që i kanë diskutuar me Kurtin për formimin e Asociacionit

E publikuar: 15/09/2023 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti-Glauk Konjufca

Albin Kurti-Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka treguar dy opsionet që janë diskutuar për formimin e Asociacionit, shkruan Gazeta Express.

Konjufca tha se janë diskutuar dy opsione.

“Për këtë shteti i Kosovës i ka dy mundësi. Me e zhbë krejt dhe me hi shteti i Kosovës me një mohim të plotë të obligimeve ndërkombëtare edhe me thënë ne po vazhdojmë në rrugën tonë. Ose me u mundu shteti i Kosovës me ia arrit me ndryshu karakterin e një obligimi që e ka pa e dëmtuar shtetësinë e Kosovës. Ne me kryeministrin kemi biseduar shumë gjatë për këtë çështje, jemi ulë me ore të tëra me ditë të tëra. Kemi mendu që opsioni më i mirë është opsioni B sesa opsioni A”, ka thënë Konjufca.