Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca, ka treguar bisedën mes të dërguarit Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe ish-kryeministrit Albin Kurti rreth heqjes së reciprocitetit.
Konjufca thotë se Grenell i ndryshoi qëndrimet pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic. Ai thotë se Vucic e kushtëzoi Grenellin me largim të reciprocitetit dhe taksës, përndryshe nuk vinte në takim.
“Mfal zoti Grenell por do ta shqyrtojmë dhe do të takohemi, i ka thënë Albini”, tha Konjfuca.
“Duhet ta largoni nuk ka diskutim, i tha Grenell.”
“Më falni por këto kushte nuk i kemi pasur para një muaji. Nuk i nënshtrohemi Vucicit. Nuk e largojmë reciprocitetin na jepni kohë edhe një muaj”, thotë Kunjfca për Kurtin.
“Nuk ka kohë. Duhet ta largoni menjëherë”, përfundoi Grenell duke mos na lënë kohë për diskutim.
“Si diskutohet me këso njeriu”, shtoi Konjufca. /Gazeta Express/