Konjufca: Do t’i radikalizojmë veprimet në Kuvend për të bllokuar ratifikimin e demarkacionit

E publikuar: 17/06/2016 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka bërë publike qëndrimet dhe gatishmërinë e VV’së, për të bllokuar ratifikimin në Kuvend, të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Kemi me penguar duke nisë prej protestave e deri te radikalizmi i veprimeve në Kuvend”, tha Konjucfa në televizionin Rrokum.

Konjufca i komentoi edhe deklaratat e zyrtarëve të PDK’së për Demarkacionin që këta të fundit e kanë ndryshuar qëndrimin për arsye se, “kjo punë është bërë e madhe dhe opinioni i gjerë e ka kuptuar se sa po dëmtohet Kosova”.

“Këta kanë qenë pro deri në momentin kur kanë tentuar të kontrabandojnë në mënyrë të fshehtë”, tha ai.