Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufuca tha se deputetë e Listës Serbe që kanë dorëzuar dorëheqjen do të zëvendësohen.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka konfirmuar dorëheqjen e 10 deputetëve të kësaj parie pas zhvillimeve në veri të vendit.
Konjufca ka sqaruar se pas pranimit të dorëheqjes do t’i drejtohet presidentes Vjosa Osmani, në mënyrë që kjo e fundit më pas ta njoftojë edhe KQZ-në për proceduarat e tjera.
Sipas tij, KQZ-ja duhet të bëjë të ditur se kush është në radhë me numrin e votave që t’i zëvendësonte këta deputetët.
Por nëse edhe ata që janë në radhë refuzojnë atëherë ai tha se do të përsëritet ky proces deri në plotësimin e vendeve në Kuvend.
“Unë mendoj se me këtë ngjarje nuk ka ndodhur kurrfarë rrezikimi i rendit kushtetues të Kosovës. Na ka ndodhë largim më i madh se ky, sepse këso dorëheqje nuk kemi pasur kurrë, por në aspektin ligjor është e njëjta procedurë siç ndodhë edhe me deputetë tjerë”.
“Në këtë rast ne kemi një grup parlamentar, është rast specifik që largohet një grup parlamentar. Edhe për këtë rast janë të qarta procedurat ligjore, nuk rrezikohet Kuvendi e as nuk mund ta sfidojnë”.
“Por, nëse ky ka qenë, atëherë i garantojë qytetarët që nuk preket rendi Kushtetues. Unë do t’i drejtohem presidentes, presidentja KQZ-së dhe më pas KQZ, me aq sa di unë, është që do t’ia jap mandatin atyre që janë në pritje në grupin e njëjtë parlamentar, e nëse ata refuzojnë të përgjigjen pastaj ka procedura të tjera që duhet të na sqarojë KQZ-ja”.
“… në Kuvend përkohësisht do të jenë 110 deputetë, kjo nuk përbën asgjë anti-Kushtetuese. Këto parashihen dhe sqarohen, për zëvendësimin e tyre, nuk jemi në krizë kushtetues, por jemi në procedura normale të zëvendësimit të tyre”.