Konjufca thërret vazhdimisht deputetët në votim, fajin për mungesë e ka hapja e bufesë!

E publikuar: 16/03/2022 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, vazhdimisht është duke u bërë thirrje deputetëve që të kthehen në sallë për të votuar.

Konjufca këtë thirrje e përsëriti disa here teksa edhe e gjeti shkakun e mungesës së deputetëve.

“Ju lutem deputetë kthehuni në sallë, siç duket hapja e bufesë para disa dite e ka fajin”, tha Konjufca.