Konjufca thërret protestë gjithëpopullore për rrëzimin e Qeverisë

E publikuar: 30/11/2015 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcka, ka deklaruar se pushteti është duke tentuar ta zhdukë opozitën.

Ai ka thënë se do të ketë protestë gjithë-popullore për rrëzimin e Qeverisë, nëse opozita përjashtohet nga mbajtja e seancave në Kuvend.

“Ne do ti kthehemi popullit. Protestë gjithëpopullore për rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se protestat nuk do të ndalen deri sa “Qeveria që nuk po merr vesh të largohet”.