Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në konferencën e sotme të mbajtur ka hedhur akuza të rënda ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Isa Mustafa.
Sipas tij ata po tregohen servil me shkuarjen në takim me zyrtarët serbë Nikoliqin dhe Vuçiqin.
Këto deklarime Konjufca i bëri duke iu referuar mbajtjes së raundit të ri të bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë të cilat do të zhvillohen sonte në Bruksel.


















