Konjufca takon Escobarin në SHBA: S’mund të formohet kurrfarë asociacioni apo mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin

E publikuar: 28/03/2023 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka takuar në SHBA, të dërguarin special amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai thotë se në këtë takim me Escobarin, kanë ritheksuar qëndrimin e tyre për mosformim të asnjë asociacioni që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial të Kosovës.

”Sot, në kuadër të vizitës sime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington DC, Ilir Dugolli dhe Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli, takova Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar”.