Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim Shefin e Misionit të Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Konjufca, me këtë rast, e ka uruar ambasadorin Dietz për mandatin dhe i ka shprehur falënderime për mbështetjen koherente të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke kërkuar njëherësh vazhdimin e kësaj mbështetjeje për liberalizimin e vizave dhe perspektivën evropiane të shtetit tonë, njofton Klankosova.tv.
Në takim gjithashtu u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u shpreh gatishmëria e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.