Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takimin presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Begaj është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja, Vjosa Osmani, me të cilën pas takimit kanë mbajtur edhe konferencë për medie.
Gjatë qëndrimit dy ditor në Kosovë, Begaj do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.
Presidenti i Shqipërisë do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë, si dhe do të bëjë homazhe të varrezat e familjes Jashari dhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.