Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se me ndalimin e Ramush Haradinajt, Sllovenia ka prekur në sovranitetin e Kosovës, duke ia konfiskuar edhe pasaportën diplomatike.
“Ne jemi përfaqësues të sovranitetit të vendit dhe kërkojmë kthimin e menjëhershëm, kthimin e pasaportës dhe qeveria së paku t’i drejtojë një notë negative shtetit slloven”.
Ai ka thënë se problemi nuk është me Slloveninë por më shumë me Serbinë, ku pala kosovare vazhdon të bisedojë duke thënë se po normalizojnë marrëdhëniet shtetërore.