Konjufca shpreson se VV’ja mund t’i shpëtojë ndarjes

E publikuar: 01/03/2018 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​ Glauk Konjufca dhe Dardan Molliqaj po përballen në Rubikon të KTV’së, në një prej ballafaqimeve të para pas përçarjes së Vetëvendosjes.
Rreth asaj nëse VV mund të qëndrojë bashkë, Konjufca ka thënë që ka ende shpresë. Ai ka thënë që duhet ‘të ulemi e të bisedojmë’ dhe të vijmë në një vendim që nëse është racional, do të duhej të vazhdojmë bashkë.

“Populli e ka vlerësuar fuqinë tonë dhe këtë e ka dëshmuar në zgjedhjet e fundit”, tha Konjufca.

Sa i përket vendimeve brenda partisë, Konjufca i ka thënë Molliqajt që Albin Kurti asnjëherë nuk ka marrë vendime pa bashkëpunëtorë në krejt karrierën politike dhe këtë e ka bërë gjithnjë edhe me Molliqajn.

Në anën tjetër, Molliqaj ka thënë që për herë të parë, Vetëvendosja nuk e ka lajmëruar debatin e tyre të sotëm në Facebook, gjë që kishte ndodhur gjithnjë më parë.

“Nuk është në rregull që të fillohet konflikti në VV me kandidaturën e Kurtit. Kam pasur mospajtime si është menaxhuar organizata, kishte një ndarje përgjatë një viti”, tha Molliqaj, duke shtuar që dallimet e tij me Kurtin kanë qenë konceptuale./GazetaExpress/