
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me rastin e 27 vjetorit të “Epopesë së Dukagjini”, ka shkuar në Gllogjan .
Ai ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Gazeta Demos ka publikuar pamjet, ku Konjufca shihet duke e përshëndetur ngrohtësisht Nasim Haradinajn.
27 vite më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Gllogjan ka zhvilluar njërën nga betejat më të ashpra me ushtrinë serbe.
Kjo ngjarje ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.