Konjufca i reagon Ramush Haradinajt: I ke fyer të gjithë deputetët e opozitës

E publikuar: 25/03/2016 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka reaguar pas deklaratave të liderit të AAK’së Ramush Haradinaj. Thotë se ky i fundit ka fyer deputetët kur ka thënë se nuk gjuan gaz lotsjellës në Kuvend.
“Haradinaj i ka fyer të gjithë ata që kanë hedhur gaz në Kuvend, Donika Kadaj-Bujupin, Pal Lekajn, Time Kadriajn dhe të gjitha të tjerët opozitar që kanë hedhur gaz. Nuk më duket në rregull kjo”, ka thënë Konjufca për emisionin “Argument Plus” në RTV 21.

Haradinaj duke iu referuar hedhjes së gazit në seancat e kuvendit, Haradinaj ka thënë se ai është “gjeneratë” tjetër dhe se nuk merret me “sporte të vogla” si Visar Ymeri.

Ndërkohë Konjufca ka mohuar zërat se ka përçarje te opozita e bashkuar.