Lajmet

Konjufca reagon pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

14.07.2026 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Konjufca reagon pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe, lidhur me spastrimin etnik të shqiptarëve.

Snezhana Paunoviq u shpreh se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, sikur të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit, raporton IndeksOnline.

Sipas Konjufcës, heshtja ndaj një deklarate të tillë nuk është opsion, njëjtë sikurse nuk janë opsion përgjigjet e dobëta.

“Një ministre e qeverisë serbe ka bërë thirrje publikisht për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Një retorikë e tillë i lavdëron krimet e luftës, kërcënon stabilitetin rajonal dhe është krejtësisht e papajtueshme me vlerat evropiane, si dhe me të ardhmen evropiane” deklaroi Konjufca.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të marrë masa të rrepta.

“Nivelet më të larta të lidershipit të BE-së duhet të përgjigjen me një dënim të qartë publik, t’i kujtojnë Serbisë detyrimet e saj dhe të sigurohen që një sjellje e tillë të ketë pasoja në procesin e saj të pranimit.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, një shoqërie shumëetnike, pajtimit të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë, dhe të ardhmes evropiane. Edhe Serbia duhet ta zgjedhë këtë rrugë” shkroi Konjufca në “X”.

Ndonëse tha se nuk komentojnë deklaratat e politikanëve, zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, pati një mesazh të qartë për të gjithë ata që përdorin retorikë diskriminuese dhe që justifikojnë krimet e luftës.

“Parimi kyç është se nuk duhet të ketë dhe nuk ka vend në Evropë për retorikë që justifikon ose promovon spastrimin etnik. Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, deklaroi Hipper.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Bajrami: Deklarata e ministres serbe është fyerje për mijëra viktima të luftës

Rrahje në Gjilan, tre persona në pranga, dyshohet se u përdor edhe thikë

Fushtica zgjedhet Kryetar i Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Fushtica zgjedhet Kryetar i Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Konjufca reagon pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Konjufca reagon pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Haxhiu pret në Presidencë Kryeprokurorin e ri të Shtetit

Përparim Rama i reagon Qeverisë pas asaj qe ndodhi në Pediatri

Shqipëria dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë

Rama: Këtë javë pritet të kryhet lidhja e rrugës A me rrugën B

QKUK nis zëvendësimin e shtretërve në Pediatri, Dobra: Ky është vetëm fillimi për moderznimin e infrastrukturës

Haxhiu merr pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit

Deklarata e ministres serbe, Majko: Kjo tregon qëllimin e Serbisë ndaj Kosovës

Zhvillimet politike, Osmani arrin në zyrat e LDK-së

Hoti: Serbia avancon me SHBA-në, Kosova mbetet me dialogun strategjik të pezulluar

Hamiti: SHBA po e fillon me Serbinë dialogun strategjik të cilin e pezulloi me Kosovën, në këtë derexhe erdhi vendi me VV-në

Mungon dëshmitarja, shtyhet seanca ndaj katër mjekëve që akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor