Konjufca: Qeveri me 81 vota me VV-në apo me 51 vota në krye me PDK-në

E publikuar: 14/08/2017 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është deklaruar gjatë seancës së sotme duke thënë se mund të duket paradoksale por që seancën e sotme e ka thirr vetë koalicioni PAN.

“Këtë seancë mendoj se e ka thirr vetë PAN-i i cili nuk po merr pjesë. Me 24 korrik presidenti e thirri seancën themeluese për t’u mbajtur me tre gusht, pra thuani se i kujt është Hashim Thaci i cili e ka caktuar këtë seancë dhe besoj se nuk kemi fort gjatë të përpiqemi për ta kuptuar se ai është kryekëput në shërbim të koalicionit PAN. Madje pas disa takimeve që pati me disa eksponente të PDK-së të sapo liruar nga burgu tregoj qartë se është lëshuar me të gjitha forcat në funksion t krimit të qeverisë së ardhshme të koalicionit PAN”, ka thënë Konjufca, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, kjo i bie se koalicioni PAN nuk po merr pjesë në seancën që e kanë thirrur ata vetë. Në parametra të logjikës kjo i përmbushë kushtet e një absurdi, por në standardit e PAN-it, kjo strategji është tipike se si ata veprojnë dhe kanë vepruar politikisht.

“Ata e interpretojnë të mirën e Kosovës përmes të mirës së tyre klanore. Me këtë program kanë keqqeverisur Kosovën 18 vitet e fundit. Në vitin 2014, PDK kishte kryesuesin e seancës dhe nuk thërriste seancë me qëllim, e bojkotonin seancën në vitin 2014 duke mos thirr seancë. Dhe themelimi i institucioneve siç e dimë u vonua për gjashtë muaj por sot ata po e bojkotojnë themelimin e institucioneve duke mos u shfaqur në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar Konjufca.

“Duhet shtruar çështjen kështu, ku e kanë hallin ata? Është shumë e thjeshtë, nuk i kanë numrat as për kryeparlamentar as për Qeverinë e ardhshme të Kosovës. Por pse athua nuk i kanë numrat ata? Sepse numrat e tyre në dorë i kanë qytetarët e Kosovës, populli është zgjuar dhe me votën e tyre do t’i zvogëlojë këto forca të mbrapshta që janë kundër qytetarëve, dhe që nuk punojnë për të mirën e shtetit. Nëse shikojmë pozicionin aktual të forcave të PAN-VV dhe LAA, është fare e qartë se Qeveria e ardhshme është para dy alteernativave, ose do t’i ketë  81 vota në krye me VV-në ose 59 vota në krye me PDK-në, e tash as që dua të harxhoj kohë që ta shpjegoj se cila qeveri i duhet vendit tonë, sepse kjo duhet sheshit dhe këtë e kupton çdo qytetar i Republikës sonë”, ka përfunduar Konjufca./Indeksonline/