Glauk Konjufca i VV’së tha se nuk është i zhgënjyer me kryeministrin Isa Mustafa por me Ilmi Reçicen dhe Adem Grabovcin që kanë qenë në burg në kohën kur në pushtet ishte Mustafa, përcjell Gazeta Express.
Sipas Konjufcës, kuvendi i tha jo rezolutës për gjenocidin serb të kryer në Kosovë e po provon ta denojë luftën e UCK’së.
“Atë që bëri Kuvendi historia s’do ta besojë”, tha shefi i GP të VV’së.
“Prioritet i Kuvendit të Kosovës qenka dënimi i UÇK-së e jo dënimi i gjenocidit serb në Kosovë”, shtoj Konjufca gjatë fjalës së tij nga foltroja e Kuvendit ku po debatohet para votimit të amendamenteve kushtetuese që hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.