Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbajtur fjalim për rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Ai tha se lufta e Prekazit dhe sakrifica e Jasharajve është ngjarje e pashembullt dhe si të tillë nuk e njeh as historia e botës.
“Lufta ishte aq legjendare, sakrifica aq sublime, kurse vetëmohimi ishte aq tronditës, saqë populli shqiptar kaloi në një tjetër dimension të vetëdijes, bota u zhvendos nga orbita e vet politike”
“5,6,7 marsi i vitit 1998 është kthesa kur sakrifica bëhet epope. Ne për liri kemi luftuar gjatë dhe gjatë historisë kemi dhënë shumë por lufta e Prekazit dhe rënia e Jasharajve është kondensimi i të gjitha përpjekjeve tona të pareshtura.”
“Kur flasim për Jasharajt, lavdia e të gjallëve është jo më e pakët se e të rënëve.”