Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke folur për punën 100- ditëshe të kryeminstrit Isa Mustafa, ka thënë se kjo qeveri dominohet nga dy partitë politike, që sipas tij prej vitit 2001 janë përgjegjëse për shumë gjëra në Kosovë.
“PDK-LDK kanë qenë në pushtet që nga 2001, është mëse paradoksale kur i dëgjoj përfaqësuesit e tyre se problemet e tyre nuk mund të zgjedhen aq shpejtë. Konstatimi i parë që dua të bëjë është se kjo trashëgimi politike nuk e ka vullnetin politik për të vepruar në drejtim tjetër. Rezultatet, jetohen vetë”, ka thënë ai.
“Bashkimi në koalicion për të disatën herë i ka fundos shpresat e qytetarëve të Kosovës. Kur qytetarët e humbin besimin në institucione. Të revoltuarit protestojnë, kurse të dështuarit e lëshojnë vendin”, shtoi ai.
Konjufca tha se kanë përgatitur 11 rekomandime për qeverinë e Isa Mustafës.