Konjufca: PDK-ja është virus, imunitet ndaj tij ka vetëm Vetëvendosja

E publikuar: 10/09/2017 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se në politikën kosovare Partia Demokratike e Kosovës është një virus dhe imunitet ndaj këtij virusi ka vetëm Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

“Nëse shprehemi në terme mjekësore, atëherë mund të themi se PDK-ja është njëfarë lloj virusi që imunitet ndaj saj ka vetëm Lëvizja Vetëvendosje”, pohoi Konjufca nga foltorja e Kuvendit të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme.

Ai, duke komentuar mungesën e qeverisë së re në Kuvend, tha se Haradinaj po tergon qysh në start se nuk do ta përfillë fare legjislativin.

“Ne jemi mbledhur për ta debatuar platformën e qeverisë Haradinaj, por ata nuk janë të pranishëm”.

“Kjo tregon se çfarë shembulli po japin ata. Në ditën e parë po tregojnë se si do ta qeverisin Kosovën. Një shpërfillje totale të Kuvendit të Kosovës”.