Konjufca: Nuk ia vlen me ekzistu legjislatura hiq kur nuk votohen marrëveshjet ndërkombëtare

E publikuar: 04/10/2023 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kritikuar deputetët për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Konjufca tha se “një Kuvend që nuk e ka kapacitetin e vet objektiv me kalu marrëveshje ndërkombëtare nuk ia vlen me ekzistu legjislatura hiq.”

“Me thënë të drejtën unë si kryetar i Kuvendit të Kosovës mendoj që një Kuvend që nuk e ka kapacitetin e vet objektiv me kalu marrëveshje ndërkombëtare nuk ia vlen me ekzistu legjislatura hiq”- ka thënë Konjufca.