Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

E publikuar: 17/02/2026 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve te Jashtme, Glauk Konjufca ka arritur në Hagë.

Ai do te merr pjesë nesër në seancën, ku priten fjalimet e ish-krerëve të UÇK-së.

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Holandë, Konjufca tha se askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë e lavdishme çlirimtare të Kosovës.

“Askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare, dhe për t’i treguar botës se kjo është vlera më sublime që e ka krijuar vendi ynë Kosova dhe që këtë vlerë e cila është në themel të shtetit tonë do ta mbrojmë me çdo kusht dhe çdo çmim”, tha Konjufca.

Në Prishtinë, krahas aktiviteteve për 18-vjetorin e pavarësisë, është mbajtur edhe një protestë me pjesëmarrje të gjerë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë ku theksohet domosdoshmëria e një procesi të rregullt ligjor në Hagë.