Konjufca: Mustafa le ta di se do të fundoset bashkë me “Zajednicë”

E publikuar: 21/11/2015 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Takimi i strukturave të subjekteve politike opozitare, ka filluar me fjalimin e Glauk Konjufcës, i cili ka thënë se opozita do t’i ndalë këto dy marrëveshje sepse po marrin vullnet nga populli.

“Nëse Isa Mustafa mendon që ai do të qëndrojë në pushtet vetëm duke krijuar Zajednicën, që tani le ta di se do të fundoset bashkë me të”, ka thënë ai.

 


Takimi i opozitës pritet të fillojë, Njësia Speciale pranë Sallës së Kuqe

Pjesëtarë të Njësisë Speciale janë parë tek Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku pritet të mbahet takim i strukturave të subjekteve politike opozitare.

Takimi i subjekteve opozitare pritet të filloj në orën 12:00, përderisa shihet se pothuajse të gjitha strukturat vetëm kanë arritur në Sallën e Kuqe, ku edhe do të mbahet takimi.