Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka reaguar pas arrestimit të sekretarit të kësaj partie, Dardan Molliqaj
Konjufca ka thënë për indeksonline se kjo është duke u bërë me qëllim vetëm një ditë para konferencës së partive opozitare për tu dakorduar për protestat e ardhshme.
Konjufca ka akuzuar pushtetin se po bënë presion për protestat e radhës.
“Ne mendojmë që ky është një veprim i urdhëruar drejtpërdrejtë nga Qeveria, një ditë para konferencës së paralajmëruar nga opozita për protestat e radhës. Qarqet qeveritare nëpërmjet mekanizmave të tyre po përdorin fushata shumë të egra për ta parandaluar mbajtjen e protestës të organizuar nga opozita”, ka thënë Konjufca për Indeksonline.
Ai ka thënë se arrestimi i Molliqajt po tregon fytyrën e pushtetit.
“Arrestimi i sekretarit të përgjithshëm të VV-së në aeroportin e Prishtinës është një hap tjetër që tregon ato se çka Qeveria po merr në kapjen e shtetit”, ka thënë Konjufca.