Konjufca: Ministri Zemaj licencoi laboratorë për testimin e Covid 19 e të cilët nuk janë as te regjistruar

E publikuar: 25/08/2020 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë njëherish anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca gjatë një konference për media ka folur për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19 në Kosovë. Ai ka thënë se Qeveria Hoti ka dështuar me mbikëqyrjen e situatës. Thotë se ministri Zemaj ka licencuar laboratorë privat për kryerjen e testimeve për Covid-19 e të cilët nuk janë as të regjistruar si biznese.

“….ka shumë dyshime për licencimet e laboratorëve të cilët as si biznese nuk figurojnë në ARBK. E ato biznese janë licencuar nga ministri Zemaj për të bërë testime. Krimi nuk po ndalet as në pandemi”, ka deklaruar Konjufca,transmeton Express.
Tutje ai është shprehur se në udhëheqjen e LVV’së, Agim Veliu bashkë me Presidentin Thaci këkronin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pa pasur viktima ende nga Covid-19 në vend. Tash kur në Kosovë në ditë janë mbi 10 të vdekur, anëtari i VV’së, Glauk Konjufca shprehet se shteti po heshtë.

“Kur kërkonin Veliu e Thaçi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk kishte të vdekur. E tash, vetëm dje kanë qenë 13 viktima. Kjo tregon për menaxhimin prej masave absurd se çka të myllet e çka jo deri tek licencimi i dyshimtë i laboratorëve”, thotë Konjufca.