
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, do të takohet me kryetarët e partive politike më 8 prill për të diskutuar për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, që do të mbahet më 15 prill.
Lajmin e konfirmoi Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, i cili është deputet i zgjedhur në legjislaturën e re.